Përfundoi mbledhja e të dhënave në terren për hartimin studimit të dokumentit të politikave
Përfundoi mbledhja e të dhënave në terren për hartimin studimit të dokumentit të politikave.
Gjatë periudhës Janar – Mars 2017 Instituti për Ndryshim dhe Lidership në kuadër të projektit “Institucionalizimi i legjislacionit horizontal në nivel vendor dhe roli i shoqërisë civile në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut” realizoi mbledhjen e të dhënave për hartimin e dokumentit të politikave një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti.
Përvec analizës së dokumentave ligjore, raporteve të ndryshme dhe materialeve të tjera pjesë e rëndësishme e të dhënave ishin pyetësorët dhe intervistat. Në katër bashkitë e përfshira në projekt, Bashkia Sarandë, Bashkia Delvinë, Bashkia Finiq dhe Bashkia Konispol u realizuan në total rreth 30 intervista dhe 110 pyetësorë.
Pjesëmarrës në këtë studim ishin përfaqësues të bashkive, këshillave bashkiake dhe departamenteve përkatëse; Institucione të tjera lokale të mbrojtjes së mjedisit, arsimit dhe shëndetit, shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe antarë të komunitetit.
Analiza e të dhënave do të paraqitet në dokumentin që është duke u përgatitur dhe nga gjetjet paraqitur në draftin e parë i këtij dokumenti vërehet një pjesëmarrje e ulët e shoqërisë civile dhe komunitetit në konsultimin dhe marrjen e informacionit nga institucionet lokale. Praktikat e përdorura nuk i targetojnë të gjitha grupet e interest dhe komunitetin, dhe ka raste që ato janë vetëm formale.
“Në qytetin tonë nuk ka fare shoqëri civile” – thotë një banor i qytetit të Delvinës.
“Po, kam dëgjuar që bëhen takime, por vendimet janë marrë më parë dhe takimet bëhen për të thënë që ju thamë dhe e morëm mendimin tuaj” – banor në qytetin e Ksamilit.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar, por duhet shumë akoma për të bërë se përditë në ndeshim probleme dhe qyteti është duke u zhvilluar” – banor në qytetin e Sarandës
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!