Në kuadrin e implementimit të projektit “Fuqizimi i sigurisë mjedisore dhe ushqimore përmes pjesëmarrjes komunitare në Bashkinë Lezhë”, Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri (INLSH/ICLA) zhvilloi në 12 mars 2022 seksionin e parë të trajnimit me grupin e synuar të grave. Në të morën pjesë një numër i konsiderueshëm grash aktive në komunitetet e tyre vendore, përfaqësuese të institucioneve vendore, të organizatave joqeveritare, të shoqërisë civile, të komuniteteve fetare si dhe përfaqësuese nga rrjetet lokale rinore.
Trajnimi i parë u fokusua në shpjegimin e rolit të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP), të krijuar tashmë edhe pranë Bashkisë së Lezhës. KVSP është një strukturë e rëndësishme e cila tashmë funksionon në të gjitha bashkitë e Shqipërisë dhe ofron një kontribut thelbësor në demokratizimin e vendimmarrjes në sigurinë publike dhe trajtimin e të gjitha sfidave të sigurisë me përfshirjen e komunitetit.
Pjesëmarrëset u njohën nga eksperti i INLSH-së me rolin e grupeve lokale të interesit në promovimin e çështjeve që prekin sigurinë publike në komunitet si dhe mënyrat e nxitjes së llogaridhënies dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit midis komunitetit dhe të gjitha institucioneve vendore përgjegjëse për këto çështje.
Share this: