Takimi prezantues në Bashkinë Selenicë
12 Qershor 2017
Takim në Bashkinë Selenicë për prezantimin e projektit “Platforma për Dialog – Rritja e Përfshirjes dhe Pjesëmarrjes në Mekanizmat e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë e Bashkisë Selenicë.
Qëllimi i projektit është të kontribuojë në angazhim konstruktiv të shoqërisë civile në në Bashkinë e Selenicës dhe në njësitë e saj administrative (Selenicë, Kote, Brataj, Sevaster, Vlahinë dhe Armen) për të përmirësuar përgjegjshmërinë; informimin dhe konsultimin publik; strukturat e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke nxitur pjesëmarrjen të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor dhe mbikëqyrjen në nivel qendror dhe lokal.
Takimi i zhvilluar në ambjentet e Bashkisë Selenicë kishtë qëllim të informonte përfaqësuesit e Bashkisë Selenicë dhe Njësive Administrative (NjA) mbi projektin dhe për të diskutuar së bashku mbi hapat konkrete dhe aktivitetet që do të zhvillohen në vijim të projektit
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të Bashkisë Selenicë, administratorë të Njësive Administrative të Bashkisë Selenicë, organizata lokale në qarkun e Vlorës që organizojnë aktivitete në Bashkinë Selenicë, stafi dhe ekspertë të projektit
Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership dhe është mbështetur nga fondi i nën-grantimit “Lot 2 – Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, zbatuar nga IDM dhe financuar nga BE.
Projekti zbatohet në Bashkinë Selenicë.