Ditën e Premte, 10 Shkurt 2017, nxënësit e shkollës së Mesme Ekonomike “Antoni Athanas” në bashkëpunim Institutin për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri organizuan një aktivitet promovues dhe ndërgjegjësues për mbrojtjen e mjedisit, legjislacionin mjedisor horizontal dhe rolin që ka komuniteti lokal në këtë drejtim.
Ky aktivitetet u realizua në kuadër të projektit “Institucionalizimi i legjislacionit horizontal në nivel vendor dhe roli i shoqërisë civile në krijimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut”.
Fillimisht u organizua një prezantim në shkollë i përgatitur nga nxënësit dhe më pas aktiviteti vijoi në ambjentet jashte shkollës duke mbjellë pemë dhe pastruar territorin.
Në aktivitet u shpërndanë materiale promovuese, fletëpalosje të ndryshme dhe nxënesit e klasave te hotelerisë kishin përgatitur edhe një tortë që ishte e mbuluar me mesazhin e rëndësishëm të mbrojtjes së mjedisit.