Informimi publik dhe zbatimi i detyrimeve për çështjet mjedisore – Takim me nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë

Në vijim të aktiviteteve që Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri po zbaton në kuadër të projektit “Institucionalizimi i zbatimit të legjislacionit horizontal mjedisor në nivel lokal dhe roli i shoqërisë civile në bërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut” në datë 26 Maj u organizua në ambjentet e Shkollës së Mesme Profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë një takim ndërgjegjësues me nxënësit e kësaj shkolle.

Fillimisht u organizua një diskutim në ambjentet e shkollës për legjislacionin horizontal mjedisor, informimin publik, masat e marra nga Bashkia Sarandë për informimin publik dhe zbatimin e detyrimeve për cështjet mjedisore.

Aktiviteti u organizua në formë bisede dhe përvec prezantimit të bërë nga stafi i projektit, nxënësit dhe mësuesit që morën pjesë në takim. Aktiviteti ishte pjesë e fushatës ndërgjegjësue për mbrojtjen e mjedisit. Pas diskutimit u vijua me një aktivitet në terren në mjediset jashtë shkollës, ku nxënësit vendosën kosha për hedhjen e mbeturinave dhe mbollën disa pemë për të ndërgjegjësuar nxënësit e shkollës dhe komunitetin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në kuadër të Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Në javën në vazhdim do të vijohet me takime në bizneset lokale dhe komunitet në lidhje me përfshirjen e komunitetit lokal në mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtën për të qënë të informuar mbi cdo vendim që lidhet me të.

.IMG_2349 IMG_2337 IMG_2373

 

Platforms for Dialogue – Strengthening Inclusion and Participation in Transparency and Accountability Mechanisms in the Municipality of Selenica”

 

Institute for Change and Leadership in Albania has started the implementation of the project Platforms for Dialogue – Strengthening Inclusion and Participation in Transparency and Accountability Mechanisms in the Municipality of Selenica”.

This project is financed under “Lot 2 – Anti-Corruption and Capacity Development” of CIVILISC project implemented by the Institute for Democracy and Mediation in partnership with the RiskMonitor Foundation and it is funded by the European Union.

The project will contribute will contribute to the consolidation of democratic ownership in Municipality of Selenica and its administrative areas (Selenica, Kote, Brataj, Sevaster, Vlahine and Armen) by fostering more strategic participation of the civil society in decision making process at local level and oversight at the central and the local levels.

The duration of the project is 12 months.

 

Në muajin Maj 2017 Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri nisi zbatimin e projektit “Platforma për Dialog – Rritja e Përfshirjes dhe Pjesëmarrjes në Mekanizmat e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë e Bashkisë Selenicë”.

Ky projekt është mbështetur nga fondi i nën-grantimit “Lot 2 – Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC që po zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Fondacionin RiskMonitor dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti do të kontribuojë në rritjen e rolit të shoqërisë civile vendore në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimit të tyre në mirëqeverisjen vendore në Bashkinë Selenicë.

Kohëzgjatja e projektit është 12 muaj.