Institutionalizing implementation of environmental horizontal legislation at local level and the role of civil society in devising, implementing and monitoring environmental policies and public awareness

This publication is realized during the project “Institutionalizing implementation of environmental horizontal legislation at local level and the role of civil society in devising, implementing and monitoring environmental policies and public awareness”. The project is financed by the European Union and implemented by the Regional Environmental Center Albania and the Institute for Change and Leadership in Albania in frame of ACHIEVE Project

Broshura Shqip (1)

Broshura English

 

 

 

Platforma për Dialog – Rritja e Përfshirjes dhe Pjesëmarrjes në Mekanizmat e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë e Bashkisë Selenicë

Në kuader te projektit “Platforma për Dialog – Rritja e Përfshirjes dhe Pjesëmarrjes në Mekanizmat e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë e Bashkisë Selenicë” mbështetur nga fondi i nën-grantimit “Lot 2 – Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, zbatuar nga IDM dhe financuar nga BE, Bashkia Selenicë dhe Instituti per Ndryshim dhe Lidership ne Shqiperi organizojnë dy aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese me komunitetin dhe të rinjtë e Njësisë Vendore Armen.

Aktiviteti 1 

Vendi:             Bashkia Selenicë, Njësia Administrative Armen

Data:               02 Tetor 2017

Ora:                10:00

 

Qëllimi i aktivitetit: Të prezantojë projektin me përfaqësues të njësisë administrative Armen dhe komunitetin lokal; Të prezantoje ligjet dhe iniciativat e qeverisë mbi të drejtën e informimit, transparencës dhe antikorrupsionit.; Të japë informim mbi hapat e kryera nga Bashkia Selenicë mbi këtë inviative; Të tregoje rezultatet e pyetësorëve mbi njohurite dhe nevojat qe kane per informim komuniteti ne Bashkine Selenice; Te informoje dhe të diskutoje e siguroje përfshirjen e perfaqesuesve te komunitetit në Njësisë Administrative Armen në  format e angazhimit qytetar në monitorimin e planit të veprimit të programit të transparencës të Bashkisë.

 

Pjesëmarrës: Përfaqësues të Bashkisë Selenicë dhe NjA Armen, përfaqësues të komunitetit të NjA Armen, staf dhe ekspertë të projektit

 

Aktiviteti 2

Vendi:             Bashkia Selenicë, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Armen

Data:               02 Tetor 2017

Ora:                12:00

Qëllimi i aktivitetit: Të prezantojë projektin tek nxënësit dhe mesuesit e Shkollës së mesme Armen dhe të diskutojë me ta mbi programin dhe ligjet e qeverise mbi të drejtën e informimit, transparencën dhe antikorrupsionin. Aktiviteti është pjesë e takimeve sensibilizuese me te rinjte  ne nivel lokal. Takimi synon që të informoje, ndërgjegjëesojë dhe të diskutojë forma të përfshirjes së të rinjve të Njësisë Administrative Armen në lidhje me te drejtat e tyre per informim dhe konsultim publik dhe angazhimi i nxënësve për promovimin e programit të transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.

Pjesëmarrës: Përfaqësues të bashkise Selenice, nxënës dhe mësues të Shkollës së Mesme Armen, staf dhe ekspertë të projektit

 

Takimi prezantues në Bashkinë Selenicë

12 Qershor 2017

Takim në Bashkinë Selenicë për prezantimin e projektit “Platforma për Dialog – Rritja e Përfshirjes dhe Pjesëmarrjes në Mekanizmat e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë e Bashkisë Selenicë.

Qëllimi i projektit është të kontribuojë në angazhim konstruktiv të shoqërisë civile në në Bashkinë e Selenicës dhe në njësitë e saj administrative (Selenicë, Kote, Brataj, Sevaster, Vlahinë dhe Armen) për të përmirësuar përgjegjshmërinë; informimin dhe konsultimin publik; strukturat e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke nxitur pjesëmarrjen të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor dhe mbikëqyrjen në nivel qendror dhe lokal.

Takimi i zhvilluar në ambjentet e Bashkisë Selenicë kishtë qëllim të informonte përfaqësuesit e Bashkisë Selenicë dhe Njësive Administrative (NjA) mbi projektin dhe për të diskutuar së bashku mbi hapat konkrete dhe aktivitetet që do të zhvillohen në vijim të projektit

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues të Bashkisë Selenicë, administratorë të Njësive Administrative të Bashkisë Selenicë, organizata lokale në qarkun e Vlorës që organizojnë aktivitete në Bashkinë Selenicë, stafi dhe ekspertë të projektit

Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership dhe është mbështetur nga fondi i nën-grantimit “Lot 2 – Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, zbatuar nga IDM dhe financuar nga BE.

Projekti zbatohet në Bashkinë Selenicë.

IMG_2478 IMG_2481 IMG_2485 IMG_2501

Informimi publik dhe zbatimi i detyrimeve për çështjet mjedisore – Takim me nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë

Në vijim të aktiviteteve që Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri po zbaton në kuadër të projektit “Institucionalizimi i zbatimit të legjislacionit horizontal mjedisor në nivel lokal dhe roli i shoqërisë civile në bërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mjedisore dhe ndërgjegjësimin e publikut” në datë 26 Maj u organizua në ambjentet e Shkollës së Mesme Profesionale “Antoni Athanas” në Sarandë një takim ndërgjegjësues me nxënësit e kësaj shkolle.

Fillimisht u organizua një diskutim në ambjentet e shkollës për legjislacionin horizontal mjedisor, informimin publik, masat e marra nga Bashkia Sarandë për informimin publik dhe zbatimin e detyrimeve për cështjet mjedisore.

Aktiviteti u organizua në formë bisede dhe përvec prezantimit të bërë nga stafi i projektit, nxënësit dhe mësuesit që morën pjesë në takim. Aktiviteti ishte pjesë e fushatës ndërgjegjësue për mbrojtjen e mjedisit. Pas diskutimit u vijua me një aktivitet në terren në mjediset jashtë shkollës, ku nxënësit vendosën kosha për hedhjen e mbeturinave dhe mbollën disa pemë për të ndërgjegjësuar nxënësit e shkollës dhe komunitetin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në kuadër të Ditës Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit. Në javën në vazhdim do të vijohet me takime në bizneset lokale dhe komunitet në lidhje me përfshirjen e komunitetit lokal në mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtën për të qënë të informuar mbi cdo vendim që lidhet me të.

.IMG_2349 IMG_2337 IMG_2373

 

Platforms for Dialogue – Strengthening Inclusion and Participation in Transparency and Accountability Mechanisms in the Municipality of Selenica”

 

Institute for Change and Leadership in Albania has started the implementation of the project Platforms for Dialogue – Strengthening Inclusion and Participation in Transparency and Accountability Mechanisms in the Municipality of Selenica”.

This project is financed under “Lot 2 – Anti-Corruption and Capacity Development” of CIVILISC project implemented by the Institute for Democracy and Mediation in partnership with the RiskMonitor Foundation and it is funded by the European Union.

The project will contribute will contribute to the consolidation of democratic ownership in Municipality of Selenica and its administrative areas (Selenica, Kote, Brataj, Sevaster, Vlahine and Armen) by fostering more strategic participation of the civil society in decision making process at local level and oversight at the central and the local levels.

The duration of the project is 12 months.

 

Në muajin Maj 2017 Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri nisi zbatimin e projektit “Platforma për Dialog – Rritja e Përfshirjes dhe Pjesëmarrjes në Mekanizmat e Transparencës dhe Përgjegjshmërisë e Bashkisë Selenicë”.

Ky projekt është mbështetur nga fondi i nën-grantimit “Lot 2 – Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC që po zbatohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Fondacionin RiskMonitor dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti do të kontribuojë në rritjen e rolit të shoqërisë civile vendore në luftën kundër korrupsionit dhe angazhimit të tyre në mirëqeverisjen vendore në Bashkinë Selenicë.

Kohëzgjatja e projektit është 12 muaj.

 

Përfundoi mbledhja e të dhënave në terren për hartimin studimit të dokumentit të politikave

Përfundoi mbledhja e të dhënave në terren për hartimin studimit të dokumentit të politikave.

Gjatë periudhës Janar – Mars 2017 Instituti për Ndryshim dhe Lidership në kuadër të projektit “Institucionalizimi  i  legjislacionit  horizontal  në  nivel  vendor  dhe  roli  i shoqërisë  civile  në  krijimin,  zbatimin  dhe  monitorimin  e  politikave  mjedisore  dhe ndërgjegjësimin  e  publikut” realizoi mbledhjen e të dhënave për hartimin e dokumentit të politikave një nga aktivitetet kryesore të këtij projekti.

Përvec analizës së dokumentave ligjore, raporteve të ndryshme dhe materialeve të tjera pjesë e rëndësishme e të dhënave ishin pyetësorët dhe intervistat. Në katër bashkitë e përfshira në projekt, Bashkia Sarandë, Bashkia Delvinë, Bashkia Finiq dhe Bashkia Konispol u realizuan në total rreth 30 intervista dhe 110 pyetësorë.

Pjesëmarrës në këtë studim ishin përfaqësues të bashkive, këshillave bashkiake dhe departamenteve përkatëse; Institucione të tjera lokale të mbrojtjes së mjedisit, arsimit dhe shëndetit, shoqërisë civile, përfaqësues të biznesit dhe antarë të komunitetit.

Analiza e të dhënave do të paraqitet në dokumentin që është duke u përgatitur dhe nga gjetjet paraqitur në draftin e parë i këtij dokumenti vërehet një pjesëmarrje e ulët e shoqërisë civile dhe komunitetit në konsultimin dhe marrjen e informacionit nga institucionet lokale. Praktikat e përdorura nuk i targetojnë të gjitha grupet e interest dhe komunitetin, dhe ka raste që ato janë vetëm formale.

“Në qytetin tonë nuk ka fare shoqëri civile” – thotë një banor i qytetit të Delvinës.

“Po, kam dëgjuar që bëhen takime, por vendimet janë marrë më parë dhe takimet bëhen për të thënë që ju thamë dhe e morëm mendimin tuaj” – banor në qytetin e Ksamilit.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar, por duhet shumë akoma për të bërë se përditë në ndeshim probleme dhe qyteti është duke u zhvilluar” – banor në qytetin e Sarandës

.IMG_2179 foto takimi i fitueseve 2 IMG_2014