8 Prill – Dita Ndërkombëtare e Romëve

Përfshirja e Romëve në zhvillimin lokal – Sfidat dhe mundësitë në Qarkun e Fierit

Konferencë e Qarkut të Fierit

Në datë : 4 Prill 2014

Vendi : Biblioteka (salla e mbledhjeve)

Ora: 10:00 – 13:00

Konferenca mbahet në kuadër të 8 Prillit – Dita Ndërkombëtare e Romëve.

Organizohet nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri ( INLSH/ ICLA) dhe Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Fier dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë/ SOROS .

Konferenca do të trajtojë çështje të lidhura me sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të komunitetit Rom në nivel lokal ( Qarkun e Fierit) si dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.

Konferenca do të shërbejë dhe si aktivitet përmbyllës për dy projekte të zbatuara bashkërisht nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri ( INLSH/ ICLA) dhe Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA).

Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri do të prezantoj Studimin “ Çështje të arsimimit të fëmijëve të komunitetit Rom – Studim Krahasues në dy zona të qarkut të Fierit , Fshati Rom (Drizë) dhe Baltëz dhe

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri do të ofrojë një panoramë të gjendjes së komunitetit Rom në tetë zonat me popullsi Rome të Qarkut Fier sipas fushave prioritare të Dekadës së Përfshirjes së Romëve (Strehim, Punësim, Arsim, Shëndetësi) me rekomandime që ndihmojnë në hartimin e politikave lokale dhe qendrore e sjellë nga puna në terren e Grupit të Advokuesve.

Qëllimi i Konferencës është të sjelli zërin e Romëve të Qarkut Fier më Pranë Vendimmarrjes Lokale dhe Qendrore si dhe të krijojë një bashkëpunim ndërveprues dhe zhvillimor midis komunitetit Rom dhe Institucioneve vendimmarrëse lokale dhe Qendrore

Gjatë Konferencës do të shpërndahet dhe një kopje e studimit të kryer nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri dhe një kopje e raportit të Grupit të Advokuesve me rekomandimet përkatëse të Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri

Për me shume na ndiqni faqet tona ne Facebook dhe website

Share this:
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *